Shtime, 29 dhjetor 2025- Në prag të festës së Vitit të Ri, në institucionet parashkollore “Albiona Asllani” në Shtime dhe në fshatrat Muzeqinë e Godanc, u organizua një aktivitet festiv i veçantë, i dedikuar më të vegjëlve.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, së bashku me shefin e Sektorit të Arsimit në Shtime, Lulzim Sahiti, dhe ushtruesen e detyrës së drejtoreshës së IP “Albiona Asllani”, Arbona Qorrolli-Abazi, shpërndanë dhurata për fëmijët, duke krijuar një atmosferë plot gëzim, buzëqeshje dhe ngrohtësi festive.
“Në atmosferën e ngrohtë të festave të fundvitit, pata kënaqësinë të jem pjesë e momenteve të bukura me më të vegjlit. Me plot dashuri dhe mirësi, shpërndamë dhurata për të gjithë vogëlushët e çerdheve, duke krijuar kujtime të bukura me ata që i shtojnë magjinë këtyre festave”, tha kryetari Aliu.
Aktiviteti u prit me entuziazëm të madh nga fëmijët, të cilët shijuan momentet festive me gëzim e hare, ndërsa stafi i institucionit dha një kontribut të çmuar në organizimin e kësaj dite të veçantë për ta.