Me kënaqësi, sot nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit me IADK, në vlerë prej 41,145 euro, për grante në bujqësi dhe përpunim ushqimor.
Rezultatet e fazës së parë të këtij projekti tashmë janë të dukshme në terren. Familje që prodhojnë më shumë, biznese të vogla që kanë rritur kapacitetet e tyre dhe një sektor rural më aktiv janë vetëm indikacionet e para të këtij projekti të suksesshëm.
Mirëqeverisja dhe bashkëpunimi po përkthehen në projekte konkrete dhe përfitime të drejtëpërdrejta për qytetarët e kështu do të vazhdojmë edhe më tej.