Shtime, 3 mars 2026- Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar aksionin për largimin e deponisë së mbeturinave te pishat e qytetit, me qëllim përmirësimin e mjedisit dhe krijimin e një hapësire më të pastër për qytetarët.
Drejtori i kësaj drejtorie, Halil Kurtishi, tha se ky aksion është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe mbrojtjen e ambientit, duke theksuar se institucionet do të vazhdojnë edhe më tutje me ndërhyrje të tilla. Ai gjithashtu apeloi te qytetarët që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi, duke mos hedhur mbeturina në vende të papërshtatshme, në mënyrë që të ruhet pastërtia dhe shëndeti i përbashkët.