Shtime, 10 prill 2026- Qendra Alfa Omega në Shtime këtë vit shënon një përvjetor të rëndësishëm të themelimit të programit “Young Innovators”, një iniciativë që ndër vite ka luajtur rol kyç në nxitjen e kreativitetit dhe zhvillimin e aftësive te të rinjtë e komunës sonë.
Me këtë rast, themeluesit e saj, të udhëhequr nga Andy Moxon, gjatë kësaj jave kanë organizuar “Javën e Teknologjisë”, një aktivitet i dedikuar promovimit të dijes, inovacionit dhe përdorimit të teknologjisë.
Kjo javë e mbushur me aktivitete do të përmbyllet me organizimin e Panairit të Teknologjisë, i cili do të mbahet më 12 prill në ambientet e Bibliotekës së Qytetit, duke filluar nga ora 10:00-13:00.
Në këtë panair pritet të marrin pjesë rreth 100 nxënës nga komuna jonë, të cilët do të prezantojnë projektet e tyre inovative, duke dëshmuar potencialin dhe kreativitetin që kanë zhvilluar falë këtij programi.