Shtime, 11 prill 2026- Në 27 vjetorin e rënies heroike, kujtojmë me respekt e krenari dëshmorin e Komunës së Shtimes, Rrahman Tafa. Ai ra më 11 prill 1999 në Betejën e Koshares, në kufirin me Shqipërinë, në një nga përballjet më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në atë betejë historike, ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar, Rrahmani dha jetën për lirinë e atdheut, duke u bërë simbol i guximit dhe vendosmërisë. Sakrifica e tij dhe e bashkëluftëtarëve mbetet pjesë e pashlyeshme e historisë sonë dhe amanet për brezat që gëzojnë sot lirinë.
Duke e kujtuar Rrahman Tafën, nderojmë të gjithë dëshmorët e Kosovës, të cilët me gjakun e tyre bënë të mundur lirinë që sot e gëzojmë.
Lavdi përjetë dëshmorit Rrahman Tafa!
Nderim për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë tonë!