Hapësirat publike në komunën tonë po pastrohen dhe mirëmbahen në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim krijimin e një ambienti të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë.
Lusim qytetarët që të tregojnë kujdes në ruajtjen e pastërtisë, duke kontribuar në mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta, të cilat janë në shërbim të të gjithëve.