Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të bashkëqytetarit tonë, Leutrim Veseli. Humbja e tij e hershme ka prekur rëndë jo vetëm familjen dhe miqtë, por edhe gjithë qytetarë tanë.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Shtimes, dr. Qemajl Aliu, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe më të ndjera për familjen Veseli, të afërmit, miqtë dhe të gjithë bashkëqytetarët që ndajnë këtë dhimbje të madhe.
“Largimi i hershëm i Leutrimit na ka pikëlluar thellë të gjithëve. Në këto momente të rënda për familjen, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin tim të plotë. Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë ndër ne, ndërsa dhimbja për humbjen e tij do të jetë e përbashkët. U prehtë në paqe.
Në këto çaste të vështira, qëndrojmë pranë familjes Veseli, duke ndarë dhembjen dhe duke lutur që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, mbyllet telegrami i ngushëllimit.