Shtime, 23 prill 2026- Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka mbajtur sot mbledhjen e parë për këtë vit, e cila u kryesua nga nënkryetari i Komunës së Shtimes, Adnan Ademi.
Gjatë kësaj mbledhjeje, komandanti i Policisë në Shtime, Haxhi Behluli, paraqiti një raport të detajuar mbi gjendjen e sigurisë në komunë. Ai theksoi se situata e përgjithshme e sigurisë vlerësohet stabile, pa incidente të rënda, duke nënvizuar angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Në vijim, anëtarët e KKSB-së zhvilluan diskutime lidhur me çështje të ndryshme që prekin sigurinë në komunën tonë, me theks të veçantë në sigurinë e nxënësve dhe përreth institucioneve arsimore.
Gjatë kësaj mbledhje gjithashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe rritja e ndërgjegjësimit te qytetarët për parandalimin e dukurive negative.