Shtime, 17 qershor 2026- Kuvendi Komunal i Shtimes mbajti sot mbledhjen e III-të të jashtëzakonshme për vitin 2026, të kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit, Rrahman Jakupi. Në rend dite ishte vetëm një pikë: Propozim-Vendimi për ndarjen e të hyrave të bartura nga viti 2025 në vitin 2026. Pas prezantimit dhe sqarimeve të dhëna nga drejtori për Financa, Besnik Ahmeti, si dhe diskutimeve të anëtarëve të Kuvendit, propozim-vendimi u miratua me shumicë votash.