Shtime, 18 qershor 2026- Procesi i dëgjimeve publike për hartimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029 ka vazhduar edhe sot me mbajtjen e një takimi konsultativ me përfaqësues të partive politike, anëtarë të Kuvendit Komunal, anëtarë të Komitetit për Politikë dhe Financa, si dhe qytetarë të komunës.
Takimi u udhëhoq nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrahman Jakupi. Të pranishëm në këtë dëgjim publik ishin edhe nënkryetari i komunës, Adnan Ademi, si dhe drejtori për Financa, Besnik Ahmeti.
Pas prezantimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore nga ana e kryesuesit, qytetarët e pranishëm paraqitën kërkesat e tyre.
Lidhur me çështjet e ngritura, nënkryetari Adnan Ademi dhe drejtori për Financa, Besnik Ahmeti, dhanë sqarimet e nevojshme dhe ofruan informata shtesë për mundësitë e përfshirjes së kërkesave në planifikimet e ardhshme buxhetore.
Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029 pritet të shqyrtohet dhe miratohet nga anëtarët e Kuvendit Komunal në mbledhjen e radhes së kuvendit në muajin qershor.
Ndërkohë, nesër, më 19 qershor 2026, duke filluar nga ora 15:00, Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, do të mbajë takimin e parë publik për këtë vit me qytetarët. Në këtë takim do të prezantohet raporti i punës për periudhën janar-qershor 2026, zhvillimet aktuale në komunë, si dhe Korniza Afatmesme Buxhetore 2027-2029.