Shtime, 13 korrik 2026- Dje u përmbyll me sukses superfinalja e garës së robotikës Kosova Makers League 2025–2026, një nga garat më prestigjioze në fushën e teknologjisë dhe inovacionit për nxënësit në Kosovë.
Jemi jashtëzakonisht krenarë që ekipet nga Komuna e Shtimes u renditën ndër më të mirat në nivel vendi. Nga 250 ekipe pjesëmarrëse nga e gjithë Kosova, vetëm 50 ekipet më të suksesshme arritën të sigurojnë pjesëmarrjen në finale, ndërsa përfaqësuesit tanë dëshmuan njohuri, kreativitet dhe punë ekipore të nivelit të lartë.
Rezultatet e arritura nga ekipet e Komunës së Shtimes janë:
Cikli 1–5 Vendi i parë-Young Innovators, nën mentorimin e Andy Moxon;
Vendi i dytë-Biblioteka e Qytetit, Shtime, nën mentorimin e Zejnepe Zeqa;
Vendi i tretë-SHFMU “Emin Duraku”, nën mentorimin e Bekim Krasniqi.
Cikli 6–9 Vendi i dytë-Biblioteka e Qytetit, Shtime, nën mentorimin e Helena Moxon;
Vendi i tretë-SHFMU “Lasgush Poradeci”, paralelja e ndarë në Rashincë, nën mentorimin e Adil Qorrolli.
Ky sukses është rezultat i punës së vazhdueshme, përkushtimit dhe bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet nxënësve dhe mentorëve të tyre. Vlerësim të veçantë meritojnë mentorët Andy Moxon, Zejnepe Zeqa, Bekim Krasniqi, Helena Moxon dhe Adil Qorrolli, të cilët, me profesionalizëm, përkushtim dhe mbështetje të vazhdueshme, kanë udhëhequr ekipet drejt këtyre rezultateve të jashtëzakonshme.