Shtime, 1 shtator 2026- Me fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, shkollat e Komunës së Shtimes kanë hapur dyert për nxënësit, duke i pritur ata me urimet më të mira për një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Shtimes, dr. Qemajl Aliu, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, vizitoi SHFMU “Lasgush Poradeci” në Muzeqinë, një nga shkollat më të mëdha të komunës sonë.
Gjatë vizitës, Kryetari Aliu u prit ngrohtësisht nga parashkollorët dhe nxënësit e klasës së parë, me të cilët ndau emocionet e kësaj dite të veçantë dhe uroi që hapat e tyre të parë në rrugëtimin shkollor të jenë të mbushur me dije, gëzim dhe suksese.
“Është kënaqësi e veçantë që këtë ditë ta fillojmë mes buzëqeshjeve dhe emocioneve të fëmijëve tanë. Uroj që ky vit shkollor të jetë i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë nxënësit, me shumë dije, arritje dhe momente të bukura. Shumë punë të mira dhe të mëdha na presin dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për shkollat tona dhe për një të ardhme sa më të mirë për fëmijët tanë”, tha kryetari Aliu.
Në përfundim të vizitës, Kryetari Aliu vizitoi edhe sallën e edukatës fizike të kësaj shkolle, e cila është në fazën përfundimtare të punimeve. Ky investim do t’u mundësojë nxënësve kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe edukatës fizike,