Shtime, 17 shtator 2026- Kuvendi i Komunës së Shtimes ka mbajtur sot mbledhjen e VIII me radhë për këtë vit, të udhëhequr nga kryesuesi Rrahman Jakupi. Në fillim të seancës, anëtarët e kuvendit shprehën pakënaqësinë dhe shqetësimin e tyre lidhur me aktgjykimin e fundit ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Me këtë rast, Kuvendi i Komunës së Shtimes miratoi edhe një deklaratë, përmes së cilës shprehu qëndrimin e tij lidhur me dënimin e krerëve të UÇK-së, si dhe vlerësimin dhe mbështetjen për sakrificën dhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më pas, kuvendi vazhdoi mblrdhjen me shqyrtimin e pikave të rendit të ditës.
Gjatë seancës u shqyrtuan dhe u diskutuan pikat e parapara, ndërsa shqyrtimi i kërkesës së N.T.P. “Butterfly” dhe pika e fundit e rendit të ditës u shtynë për mbledhjen e ardhshme.
Pikat e rendit të ditës ishin: Propozim-Vendim për formimin e Komisionit dhe fillimin e procedurës për vlerësimin dhe nderimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës;
Draft-Plani për Ri-integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Komunën e Shtimes 2026–2028 (për diskutim publik); Shqyrtimi i kërkesës së N.T.P. “Butterfly”, Nr. 01-070/05; Informata nga Drejtoria për Shërbime Publike për menaxhimin e mbeturinave dhe furnizimin me ujë në Komunën e Shtimes.