Shtime, 28 shtator 2026- Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Shtime ka zhvilluar sot mbledhjen e katërt për këtë vit, të kryesuar nga nënkryetari i Komunës, Adnan Ademi.
Gjatë mbledhjes u prezantua Informata për punën e KKSB-së për gjashtëmujorin janar-qershor 2026, ndërsa vëmendje e veçantë iu kushtua edhe situatës së sigurisë në territorin e Komunës së Shtimes.
Komandanti i Stacionit Policor në Shtime, Haxhi Behluli, informoi të pranishmit lidhur me gjendjen e sigurisë, duke e vlerësuar atë si stabile.
Në rend dite ishte edhe Informata nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, ndërsa anëtarët e KKSB-së diskutuan edhe çështje të tjera që ndërlidhen me sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Shtimes.