Shtime, 28 shtator 2026- Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), mbajti sot mbledhjen e VI-të me radhë për vitin 2026, të kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit, Rrahman Jakupi. Në mbledhje morën pjesë anëtarët e KPF-së dhe drejtorë nga ekzekutivi.
Gjatë mbledhjes, drejtori Ahmeti prezantoi Draft-Buxhetin e Komunës së Shtimes për vitin 2027, pas përfundimit të diskutimit publik.
Me vendim të anëtarëve, pika “Pyetje dhe përgjigje” u largua nga rendi i ditës, ndërsa shqyrtimi i kërkesës së “Butterfly” u shty për mbledhjen e Kuvendit, e cila do të mbahet më 29 shtator 2026.
Po ashtu, anëtarët e KPF-së shqyrtuan draft-dokumentin për vlerësimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Komunën e Shtimes për vitin 2026, për të cilin u vendos që t’i rekomandohet Kuvendit për diskutim publik.
Në këtë mbledhje u diskutua edhe Raporti Periodik i Auditorit për vitin 2025.