Imri Hoxha
Titulli: | Drejtor |
Edukimi: | Master ne Marredhenie Nderkombetare |
Email: | imri.hoxha@rks-gov.net |
Tel: | 044640342 |
Vendbanimi: | Shtime |
-
- BIOGRAFIA:
Drejtor i Administrates se Pergjithshme – Komuna e Shtimes (03.03.2025 )
2.Keshilltar Politik i Zevendeskryeministres dhe Ministres se Puneve te Jashtme dhe Diaspores (14.04.2022 – 28.02.2025)
Ditelindja: 30.06.1993, Shtime, Kosove
4.Edukimi: Master ne Marredhenie Nderkombetare- Universiteti I Tiranes – 2018
Bachelor ne Shkenca Politike, Universiteti per Biznes dhe Teknologji, Prishtine (UBT) 2016
Partia Politike: Vetevendosje, LVV. (2019)
Statusi social: I martuar, 1 djale
Gjuhet: Shqip dhe anglisht
- PËRGJEGJËSITË:
Zbatimin e dispozitave ligjore në organet e Administratës Komunale;
Sigurimin e barazisë së qytetarëve në realizimin e të drejtave dhe obligimeve të përcaktuara me ligj;
Organizimin e metodës së punës në organet komunale të administratës;
Dhënien e certifikatave dhe akteve tjera nga evidenca zyrtare që mban kjo drejtori dhe që kanë të bëjnë me fakte të llojllojshme rreth gjendjes statusore;
Planifikimin e buxhetit të Drejtorisë dhe kujdesin për menaxhimin optimal të tij;
Kryerjen e punëve administrative për nevojat e organeve komunale që kanë të bëjnë me përgatitjen profesionale, teknike dhe organizimin e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës dhe trupave punues të emëruara nga Kuvendi i Komunës dhe Bordi i Drejtorëve, si dhe përpunimin profesional të akteve të miratuara në këto mbledhje;
Mbajtjen e regjistrit të pronës së paluajtshme dhe regjistrin e tokës komunale;
Kryerjen e punëve të përbashkëta për të gjitha organet administrative si: punët e pranimit të shkresave të ndryshme, dorëzimin dhe ekspeditivin e shkresave zyrtare, vërtetimin e dokumenteve dhe nënshkrimeve, punët e arkivit dhe ekspeditivit, zbatimin e procedurave ligjore nga lëmi i marrëdhënies së punës, mirëmbajtjen dhe pastrimin e objekteve, prokurimin dhe furnizimin me mallra dhe shërbime, nxehjen qendrore, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e automjeteve të Komunës dhe mirëmbajtjen e rrjetit të kompjuterëve.