Hamide Sherifi Tërshani
Titulli: | Drejtore |
Edukimi: | Administrat Publike dhe Diplomaci |
Email: | hamide.sherifi@rks-gov.net |
Vendbanimi: | Petrovë |
- BIOGRAFIA:
Hamide Sherifi Tërshani u lind në Prishtinë, më 19.05.1987. Shkollën fillore e mbaroi në fshatin Kraishtë të Komunës së Lipjanit më 24.05.2002, vazhdoi shkollimin e mesëm në Shtime Gjimnazi “ Naim Frashëri” në drejtimin e shkencat natyrore ku mbaroi në vitin 2006. Ka kryer Fakultetin Administratë Publike në Ferizajë Universiteti AAB në vitin 2017, ku ka vazhduar studimet pasuniversitare, drejtimi Administrat Publike dhe Diplomaci, po ashtu në Universitetin AAB Prishtinë dhe mbaron në vitin 2019.
Në vitin 2006 deri 2007 u punësua në Banjen e Kllokotit Fabrika e Ujit Mineral në detyren Reklam-Marketing. Gjat kohës së studimeve e realizoi praktiken në Shkollen e Mesme Profesionale – Shtime .
Jeton në Shtime ku është e martuar dhe ka tre fëmij.
- PËRGJEGJËSITË:
Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive planeve për të nxitur inovacionin dhe identifikimin e fushave ku teknologjitë ose qasjet e reja mund të aplikohen për të përmirësuar shërbimet komunale, për të rritur efikasitetin dhe për të nxitur rritjen ekonomike;
Identifikimi i projekteve inovative që përputhen me qëllimet dhe prioritetet e komunës, përfshirë hulumtimin, vlerësimin dhe propozimin e nismave të reja që adresojnë nevojat ose sfidat e komunitetit;
Identifikimi dhe rekomandimi i teknologjive, praktikave dhe qasjeve inovative që mund të rrisin shërbimet komunale dhe efikasitetin;
Kryerja e studimeve të fizibilitetit dhe analizave kosto-përfitimit për projektet e propozuara për të përcaktuar qëndrueshmërinë e tyre dhe ndikimin e mundshëm në komunitet;
Përgatitja e projekteve të ndryshëm inovative duke përshkruar objektivat, afatet kohore, kërkesat për burime dhe treguesit kryesorë të performancës;
Koordinimi dhe menaxhimi i realizimit të projekteve të miratuara, duke u siguruar që ato të përfundojnë në kohë, brenda buxhetit dhe sipas standardeve të përcaktuara;
Identifikimi dhe vlerësimi i teknologjive dhe tendencave të reja që mund të përmirësojnë funksionimin e komunës dhe ofrimin e shërbimeve;
Bashkëpunimi me komunitetin për të mbledhur të dhëna, komente dhe sugjerime për projekte dhe inovacione të mundshme;
Zhvillimi i propozimeve për grante dhe subvencione për projekte inovative dhe menaxhimi i procesit të aplikimit duke siguruar përmbushjen e kritereve dhe kërkesave të përcaktuara.