Halil Kurtishi u lind më 28 nëntor 1992 në Shtime. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje, ndërsa studimet universitare dhe master i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (2012–2017).
Në kuadër të avancimit profesional, ka ndjekur trajnime në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (Akademia Elita, 2019) dhe Aftësi Bazike në Biznes (Organizata Infinity, 2016).
Angazhimin politik e ka zhvilluar në kuadër të Lëvizjes VETËVENDOSJE, ku ka shërbyer si Sekretar i Qendrës në Shtime, duke kontribuar në iniciativa lokale dhe përfshirje qytetare.
Në aspektin profesional, ka ushtruar funksionin e Zyrtarit të Lartë Ligjor në Komunën e Shtimes (2022–2023), më pas Udhëheqës i Zyrës Ligjore (2023–2024), ndërsa gjatë vitit 2024 ka qenë Udhëheqës i Administratës.
Pas zgjedhjeve komunale të vitit 2025, është emëruar Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Shtimes.