Shtime, 25 tetor 2025- Vetëm pak javë pas përurimit të çerdhes “Albion Asllani” në fshatin Godanc, ky institucion është pasuruar me lodra dhe mjete të reja edukative për fëmijët që ndjekin këtë çerdhe.
Gjatë këtyre ditëve, çerdhja është furnizuar me shumë pajisje të reja që do t’i shërbejnë zhvillimit, kreativitetit dhe lojës së fëmijëve.
Vlera e përgjithshme e donacionit është rreth 15 mijë euro, dhuruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Ky investim është një dëshmi tjetër për krijimin e kushteve më të mira në institucionet e edukimit të hershëm, duke ofruar një mjedis të sigurt, të ngrohtë dhe plot gjallëri për më të vegjlit.