Shtime, 13 qershor 2025- Në kuadër të procesit të hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitet 2026-2028, Komuna e Shtimes ka vazhduar me mbajtjen e dëgjimeve publike, këtë herë në fshatrat Petrovë dhe Mollopolc.
Takimet me qytetarët u mbajtën në ambientet e shkollave përkatëse të këtyre fshatrave, ku banorët patën rastin të paraqesin propozimet dhe prioritetet e tyre në lidhje me investimet komunale në infrastrukturë, arsim, shërbime publike dhe fusha të tjera.
Në dëgjime morën pjesë Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Adnan Ademi, drejtori për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi, Grejtalb Emini, drejtori i Shërbimeve Publike, Bardhyl Rushiti, si dhe asambleistët, Besnik Seferi, Muhamet Ademi dhe Asllan Beqa.
Dëgjimet publike do të vazhdojnë më 16 qershor në fshatin Davidofc nga ora 17:30 në Shkollën Fillore “Emin Duraku”, dhe në fshatin Rashincë nga ora 19:30 në Shkollën Fillore “Lasgush Poradeci”.