Shtime, 16 dhjetor 2025- Me rastin e festave të fundvitit, Viva Fresh Store ka sjellë gëzim dhe buzëqeshje në katër çerdhet publike të komunës sonë, duke shpërndarë dhurata për 244 fëmijë që ndjekin këto institucione parashkollore.
Kjo nismë e bukur u prit me entuziazëm të madh nga fëmijët, të cilët u gëzuan pafundësisht me dhuratat e pranuara, duke e bërë atmosferën festive edhe më të ngrohtë dhe më të veçantë.