Shtime, 19 gusht 2025- Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, dhe Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi, dje kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për ndërtimin e dy fushave të tenisit në komunën tonë.
“Ky është moment i veçantë e jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse për herë të parë po hapim mundësi të reja për sportistët e rinj të tenisit.
Ky investim unik do t’i japë gjeneratave të reja hapësirën e merituar për zhvillim të talentit në sportin e bardhë .
Me këtë projekt po bëhet realitet ëndrra e shumë të rinjve dhe po hedhet gurthemeli që edhe nga komuna jonë të organizohen gara dhe të shkëlqejnë lojtarët tanë”, tha kryetari Aliu.
Përmes këtij investimi, me vlerë 200 mijë euro, të rinjtë e apasionuar pas sportit të tenisit do të kenë hapësirat e duhura për të zhvilluar talentin e tyre dhe për të arritur suksese në nivel lokal e kombëtar.