Nga sot, qytetarët e fshatrave të rrafshit të komunës sonë (Muzeqinë, Vojnovc, Gjyrkovc, Gllavicë dhe Rashincë) shërbimet e Laboratorit mund t’i marrin në QMF “Dr. Vezir Bajrami” në Muzeqinë.
Laboratori në këtë Qendër nga sot do të ofrojë kryerjen e analizave rutinore të cilat sipas udhëzimit administrativ kryhen në Kujdes Parësor Shëndetësor. Ky shërbim do të lehtësojë dhe ndikojë edhe në punën profesionale të mjekut në diagnostifikim.
Aparaturat dhe paisjet laboratorike janë donacion nga KFORi turk, i cili vepron në Kosovë.
DSHMS dhe QKMF “Dr. Vezir Bajrami” janë të përkushtuara që në vazhdimësi të ofrojnë shërbime shëndetësore cilësore sa më afër për qytetarët e komunës sonë.