Shtime, 25 korrik 2025- Në nderim të shënimit të 26 korrikut, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Shtimes, sot janë mbajtur aktivitete përkujtimore për të nderuar gjakun e derdhur për liri dhe sakrificën e dëshmorëve të kombit.
Nënkryetari i Komunës së Shtimes, Faruk Beqa, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Adnan Ademi, përfaqësues nga OVL-dega në Shtime, drejtorë të kabinetit qeverisës, përfaqësues të institucioneve, zyrtarë komunalë dhe qytetarë, kryen homazhe dhe vendosën buqeta me lule në vendet e kujtesës historike. Homazhet nisën në fshatrat Vojnoc, Belinc dhe Carralevë, për të vazhduar më pas në Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Suharekë, Kleçkë dhe Koshare, vende që simbolizojnë dhimbjen, por edhe krenarinë për rezistencën dhe lirinë e Kosovës.
Aktiviteteve përkujtimore, për nder te 26 korrikut, Ditës së Dëshmorēve, vazhdojnë nesër duke filluar nga ora ora 09:00, Homazhe dhe vendosja e buqetave me lule te Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Shtime, Reçak dhe Mollopolc.
Ora 10:30, Akademi Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës, Shtime.
Ora 12:00, Zbulimi i lapidarit të dëshmorit Shaqir Berisha në Reçak.
Ora 10:00-15:00, Aksion për dhurim vullnetar të gjakut, organizuar nga të rinjtë e fshatit Rashincë (te Xhamia e fshatit).
Ora 18:00, Orë letrare nga Grupi Letrar “Dita”, në bashkëpunim me Forumin e Intelektualëve të Shtimes dhe e përkrahur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (në Bibliotekën e Qytetit).