Shtime, 17 dhjetor 2025- Kanë nisur sot punimet për rregullimin e rrethojës së oborrit të Shkollës Fillore “Emin Duraku” në Shtime, një investim i rëndësishëm me vlerë 44,000 euro, që përfshin edhe rregullimin e rrethojës së shkollës në fshatin Godanc.
Ky projekt synon të përmirësojë infrastrukturën shkollore dhe të krijojë një mjedis më të sigurt dhe funksional për nxënësit.
Rregullimi i rrethojës do të mundësojë kontroll më të mirë të hapësirës së oborrit, duke parandaluar hyrjet e paautorizuara dhe duke siguruar qetësi për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.