Për të dytin vit me radhë, Komuna e Shtimes, në bashkëpunim me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Ilirida”, dhe me mbështetje të fuqishme nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sjell për qytetarët edicionin e dytë të FOLK FEST!
Festivali Folklorik Kombëtar i Këngëve dhe Valleve FOLK FEST, do të mbledhë shoqëri kulturore nga të gjitha trevat shqiptare, duke e kthyer Shtimen në qendër të artit, traditës e kulturës sonë të pasur kombëtare.
FOLK FEST do të mbahet më 13 dhe 14 shtator, dy ditë plot magji, muzikë dhe valle që nuk duhet humbur!
FOLK FEST është më shumë se një festival, është një thirrje për të ruajtur, kultivuar dhe festuar trashëgiminë tonë të përbashkët.