Shtime, 27 mars 2020 – Në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë nga virusi COVID-19, Furra e Bukës “Berlini – 2” ka njoftuar se më 27. 3. 2020 (e premte) do të jep bukë falas për të gjithë klientët e saj me qëllim që të lehtësoj sadopak gjendjen e tyre ekonomike. Me këtë rast, kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli falënderon Furrën e Bukës “Berlini – 2”, e cila në ditët më të vështira po kontribuon për familjet shtimjane duke dhuruar bukë për konsumatorët e saj.
Furra “Berlini – 2” (Rruga “Anton Çetta”) ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Facebook” se klientët e saj mund të marrin bukë falas prej orës 7:00 – 10:00 dhe prej orës 16:00 – 20:00.