Shtime, 16 shkurt 2026- IADK organizoi sot një sesion informues në Shtime, në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve, që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, të krijojnë mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe përpunimit të ushqimit”.
Projekti, i cili financohet nga FRIEDA, synon të mbështesë komunitetet rurale duke krijuar mundësi konkrete për zhvillim ekonomik dhe sigurim të të ardhurave të qëndrueshme.
Gjatë sesionit u prezantuan aktivitetet kryesore të projektit, procedurat dhe mundësitë për aplikim, si dhe format e mbështetjes që do të ofrohen për gratë, burrat dhe të rinjtë, me qëllim përmirësimin e kushteve ekonomike përmes aktiviteteve bujqësore dhe përpunimit të ushqimit.