Shtime, 18 korrik 2025- Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Shtimes, Faruk Beqa, u mbajt sot takimi me përfaqësues nga Policia, Zyra për Emergjenca, Zjarrfikësit dhe Ujësjellësi.
Fokus i takimit ishte reagimi i koordinuar ndaj temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ditëve të fundit, gjithashtu u raportua mbi angazhimet e njësive, të cilat janë të pranishme në terren për ndihmë qytetarëve, parandalim të zjarreve dhe garantim të sigurisë.
Po ashtu në këtë takim u bë thirrje për përgjegjësi dhe bashkëpunim të të gjitha institucioneve pa përjashtim.