Shtime, 3 mars 2025- Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës, një tjetër projekt i rëndësishëm është duke u realizuar në fshatin Davidoc. Rruga pranë xhamisë tashmë ka marrë një pamje të re, pasi është asfaltuar plotësisht, duke lehtësuar qarkullimin dhe përmirësuar ndjeshëm kushtet për banorët e zonës.
Përveç asfaltimit, po punohet edhe në rregullimin e trotuarit me gjatësi prej 756 metrash, një investim ky që do të mundësojë lëvizje më të sigurt për këmbësorët, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, tha se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të infrastrukturës nëpër fshatrat e komunës tonë.
“Investimet e tilla janë jetike për qytatarët tanë dhe do të vazhdojmë me projekte të tjera për ta bërë Davidocin dhe gjithë komunën një vend me kushte më të mira jetese”, tha Aliu.