Shtime, 29 nëntor 2025- Kanë filluar dje punimet për largimin e drunjve që rrethonin oborrin e Shkollës 9 vjeçare “Lasgush Poradeci” në fshatin Muzeqinë, pas kërkesave të banorëve, drejtuesve të shkollës si dhe rekomandimeve nga institucionet e sigurisë për eliminimin e rrezikut të mundshëm.
Rreth 700 trupa drunjë, të dëmtuar ndër vite nga kushtet natyrore, ishin bërë të pasigurt dhe përbënin rrezik të mundshëm për nxënësit, stafin shkollor dhe banorët e zonës, veçanërisht në ditët me erë apo reshje të forta.
Me fillimin e këtyre punimeve synohet të sigurohet një mjedis më i qetë dhe më i sigurt për nxënësit dhe banorët përreth, duke eliminuar rrezikun që vinte nga drunjët e dëmtuar