Shtime, 10 tetor 2025- Ka filluar sot asfaltimi i rrugës “Ibrahim Shabani” në fshatin Vojnoc, me gjatësi mbi 2 kilometra dhe gjerësi 5 metra.
Vlera e investimit është 420 mijë euro, ndërsa projekti financohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Komunën e Shtimes.
Kjo rrugë ka rëndësi të madhe për lëvizjen e qytetarëve, pasi lidh fshatrat Vojnoc, Grackë dhe Tërrn, duke lehtësuar qarkullimin dhe lidhjet me komunat përreth.