Shtime, 10 mars 2025- Është mbajtur mbledhja e parë për këtë vit e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Shtime, e cila u udhëhoq nga nënkryetari i komunës, Faruk Beqa.
Gjatë kësaj mbledhje, komandanti i Stacionit Policor në Shtime, Haxhi Behluli, raportoi mbi gjendjen e sigurisë në komunë, duke paraqitur të dhëna dhe analiza mbi situatën aktuale, ndërsa antarët e këshillit diskutuan për sfidat dhe masat e nevojshme për përmirësimin e sigurisë në komunën tonë.