KLUBI HENDBOLLISTIK “VJOSA” FITUES TË TURNEUT NË SHKODËR
Shtime, 26 prill 2022 – Klubi i Hendbollit “Vjosa” ka shënuar fitore në turneun e organizuar, në edicionin e dytë të kupës “Nikolin Karroca” të mbajtur në Shkodër.
Në këtë aktivitet ku kanë marrë pjesë katër ekipe, u zhvilluan dy ndeshje me Klubin “Luigj Gurakuqi”, lojtarët e Vjosës fituan 7:10, si dhe në lojën e zhvilluar me KH “Vllaznia”, fituan 11:14.
Me këtë rast Bashkia e Shkodrës, i ka ndarë mirënjohje KH “Vjosa” si fitues të turneut. Gjithashtu janë bërë disa vlerësime, ku Isa Zeqa nga KH “Vjosa” – Shtime, u shpall portieri më i mirë i aktivitetit.
I përgëzojmë lojëtarët e KH “Vjosa” për paraqitjen e tyre të suksesshme, duke u dëshiruar fitore të mëtutjeshme.