Shtime, 24 janar 2025 – Komiteti për Komunitete mbajti sot mbledhjen e parë për këtë vit, e cila u kryesua nga Bajram Ilazi.
Gjatë takimit, anëtarët e komitetit diskutuan dhe shqyrtuan pika të ndryshme të rendit të ditës, të cilat ishin:
1.Shqyrtimin e Ekstrakt Procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 23 dhjetor 2024.
2.Diskutimin për organizimin e 15 shkurtit, që shënon Ditën Memoriale të Komunitetit Ashkali.
3.Raportin Vjetor Buxhetor të Komunës së Shtimes për periudhën janar-dhjetor 2024.
4.Propozim-vendimin për ndryshimin e vendimit për mbulimin e shpenzimeve të varrimit, sipas Npi-01/162 të datës 27 prill 2023.
5.Propozim-vendimin për subvencionimin me 100 euro në muaj të familjeve që strehojnë fëmijë pa përkujdesje prindërore, sipas Npi-01/237 të datës 4 korrik 2024.
6.Raportin e punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2024.
7.Draft-planin e punës dhe orarin e mbledhjeve të KPK-së për vitin 2025.
8.Informata për punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2024.
9.Të ndryshme.