Shtime, 24 shtator 2025-Komiteti për Politikë dhe Financa ka zhvilluar sot mbledhjen e IX me radhë për këtë vit, e cila njëkohësisht shënon edhe mbledhjen e fundit të kësaj legjislature. Mbledhja u udhëhoq nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Adnan Ademi.
Në rend dite u shqyrtuan këto pika kryesore:
1.Shqyrtimi i ekstrakt-procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 22.08.2025.
2.Draft-Rregullorja për Taksa, Tarifa dhe Gjoba për vitin 2026.
3.Propozim-Vendimi për ndarjen e të hyrave të bartura nga viti 2024 në vitin 2025.
4.Raporti periodik për zbatimin e rekomandimeve të Raportit të Auditorit.
5 Prezantimi i Planit Buxhetor Komunal 2026-2028, pas përfundimit të diskutimit publik.
Drejtori i Financave, Besnik Ahmeti, dha sqarimet e nevojshme për secilën pikë të rendit të ditës.
Pas shqyrtimit, të gjitha pikat u rekomanduan për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet të premten, më 26 shtator 2025, duke filluar nga ora 10:00.