Shtime, 27 maj 2025- Është mbajtur sot mbledhja e V-të e Komitetit për Politikë dhe Financa, e kryesuar nga Adnan Ademi, kryesues i Kuvendit të Komunës së Shtimes.
Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar, u shqyrtua Draft-Korniza Afatmesme Buxhetore 2026-2028, për të cilën informoi drejtori i financave, Besnik Ahmeti.
Në rend dite ishte edhe Draft-Plani i Punës për të Drejtat e Fëmijëve 2025-2027, i diskutuar më herët në publik.
Të gjitha pikat e rendit të ditës, nga anëtarët e këtij komiteti, u rekomanduan për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës, që do të mbahet më 29 maj 2025.