Shtime, 22 gusht 2025- Është mbajtur mbledhja e VIII-të me radhë e Komitetit për Komunitete, e kryesuar nga Bajram Ilazi, kryesues i këtij komiteti.
Gjatë mbledhjes u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës, prej të cilave disa u rekomanduan për mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës së Shtimes. Pikat e diskutuara ishin:
1.Shqyrtimi i ekstrakt-procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 09.07.2025;
2.Diskutim mbi nevojat dhe mundësitë për ndërtimin, rindërtimin ose renovimin e shtëpive për anëtarët e komuniteteve ashkali dhe rom në nevojë;
3.Raporti gjashtëmujor buxhetor Janar-Qershor 2025;
4.Raporti i Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Komunës së Shtimes për vitin 2024 nga ZKA;
5.Plani i Veprimit që del nga Raporti Vjetor i Auditimit për vitin 2024;
6.Draft-Plani për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për rajonin Ferizaj–Gjilan;
7.Informata mujore nga ZKKK-ja;
8.Të ndryshme.
Pika që u diskutua më shumë në këtë mbledhje, kishte të bënte me ndërtimin, rindërtimin dhe renovimin e shtëpive për komunitetet ashkali dhe rom, ku u theksua rëndësia e përfshirjes së aplikuesve nga këto komunitete në skemat përkatëse të mbështetjes.
Gjithashtu, drejtori i Financave, Besnik Ahmeti, paraqiti sqarime lidhur me çështjet që kishin të bënin me menaxhimin e financave publike, ndërsa Muhamet Mehmet, zyrtar nga ZKKK-ja, dha një informatë mbi punën dhe aktivitetet e kësaj zyre.