Shtime, 9 dhjetor 2025- Komuna e Shtimes, përmes kompanisë kontraktuese të angazhuar, ka filluar dekorimin e rrugëve kryesore dhe hapësirave publike të qytetit në kuadër të përgatitjeve për festat e fundvitit.
Vendosja e ndriçimit dekorativ synon të krijojë një atmosferë festive për qytetarët, duke e bërë qytetin më të bukur dhe më të gjallë gjatë kësaj periudhe festive.