Shtime, 25 qershor 2025- Sot është mbajtur mbledhja e gjashtë me radhë për këtë vit e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Shtimes, e udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit, Adnan Ademi.
Në këtë mbledhje është shqyrtuar pika e vetme e rendit të ditës, e cila kishte të bëjë me Draft-Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale për vitet 2026-2028, pas përfundimit të diskutimeve publike.
Drejtori i Drejtorisë për Financa, Besnik Ahmeti, prezantoi para anëtarëve të komitetit këtë dokument të rëndësishëm, duke ofruar sqarime mbi parashikimet financiare dhe planifikimin për vitet në vijim.
Draft-Korniza Afatmesme Buxhetore 2026-2028 pritet të kalojë për miratim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Shtimes, e cila do të mbahet më 27 qershor 2025, me fillim nga ora 08:00.