Shtime, 8 prill 2025- Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, priti në një takim mirënjohës nxënësit Alketa Isufi dhe Arlind Latifi, të cilët shënuan suksese të jashtëzakonshme në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe, duke kaluar me sukses të gjitha nivelet si shkollor, komunal dhe shtetëror.
Në këtë takim, kryetari Aliu përgëzoi nxënësit për angazhimin dhe rezultatet e arritura, duke theksuar rëndësinë e arsimit dhe përkrahjen e talenteve të reja që po e nderojnë komunën e Shtimes me dijen dhe përkushtimin e tyre.
“Jemi krenarë me ju dhe me përfaqësimin dinjitoz që po i bëni jo vetëm shkollës dhe komunës, por edhe shtetit tonë”, tha kryetari Aliu, duke uruar Alketën dhe Arlindin për suksese të mëtutjeshme në garën e radhës, Olimpiadën e Gjuhës Shqipe që do të mbahet në Shqipëri.
Në shenjë vlerësimi dhe përkrahjeje, kryetari Aliu u dhuroi nxënësve nga një mirënjohje, si simbol i falënderimit për përkushtimin dhe suksesin e treguar.