Shtime, 6 gusht 2025- Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr.Qemajl Aliu, priti sot në takim të rëndësishëm Drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Kosovë, Sergiy Maslichenko.
Në këtë takim zyrtar u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes Komunës së Shtimes dhe BERZH-it, me qëllim të mbështetjes së projekteve të rëndësishme zhvillimore sikurse: Transporti Publik, ndriçimi publik smart si dhe zgjidhja e qëndrueshme rreth ngrohtores së qytetit.
Kryetari Aliu theksoi nevojën për partneritete strategjike që mundësojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët e Shtimes. Ai falënderoi BERZH-in për gatishmërinë për të kontribuar në projekte konkrete që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë.
Komuna e Shtimes mbetet e përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare në funksion të realizimit të projekteve që sjellin përfitime të prekshme për qytetarët tanë.