Shtime, 18 dhjetor 2025- Kryetari i Komunës së Shtimes, dr. Qemajl Aliu, priti në takim Emil Savov, ushtrues detyre i drejtorit të Zyrës Rajonale të OSBE-së në Prishtinë, i cili e uroi kryetarin për marrjen e mandatit te ri qeverisës.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Komunës së Shtimes dhe OSBE-së, si dhe për mundësitë e vazhdimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.
Kryetari Aliu vlerësoi lartë mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së, duke thënë se bashkëpunimi me këtë organizatë ka qenë dhe mbetet i rëndësishëm për zhvillimin institucional dhe forcimin e demokracisë lokale.
“Komuna e Shtimes mbetet e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin konstruktiv me OSBE-në, në funksion të transparencës, sundimit të ligjit dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët”, tha kryetari kryetari Aliu.