Shtime, 23.8.2018 – Kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli dhe drejtorët e drejtorive komunale sot në një takim pune diskutuan rreth Qarkores Buxhetore Komunale 2019-2021 si dhe për Prezantimin e Planit Buxhetor Komunal për periudhën 2019-2021.
Qarkorja Buxhetore Komunale e 2019-02 ishte pika e parë e cila është e hartuar nga zyra e kryetarit, sektori i financave e që ka të bëjë me instruksionet për planifikimin e buxhetit për vitin 2019, ku ky dokument iu shpërnda ekzekutivit si dhe u njoftuan për procesin e planifikimit të buxhetit.
Pika e dytë ishte Prezantimi i Planit të Buxhetit Komunal 2019-2021, ky dokument është dërguar për miratim në Kuvendin Komunal si dhe për hapje të debatit publik në nivel të ekzekutivit.