Kryetari i Komunës, z. Naim Ismajli priti në takim Këshillin Lokal për Siguri Publike në përbërje prej z. Hasan Hysenaj, znjsh. Blerina Halimi dhe z. Afrim Qorrolli, të cilët i përgëzoi për punën dhe angazhimin që po bënë KLSP-ja me projekte në dobi të qytetarëve të komunës së Shtimes.
Qëllimi i këtij takimi ishte mundësia e bashkëpunimit në të ardhmën në mes të KLSP-sw, Komunës dhe OSBE-së me projekte të tjera të ngjashme sic ishte realizuar kohë më parë, projekti në fshatin Rashincë, rregullimi i trotuarit dhe hapësirave publike.
Në emër të KLSP-së foli z. Afrim Qorrolli, i cili falënderoi kryetarin për bashkëpunimin që komuna si institucion ka përkrahur KLSP-në në realizimin e projektit në fshatin Rashincë.