Shtime, 3 janar 2026- Ka vazhduar sot seanca e datës 31 dhjetor, e thirrur për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Shtimes.
Në këtë seancë, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Yllkë Fejzullahun si kandidate për kryesuese, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar Rrahman Jakupin si kandidat.
Pas procesit të votimit të fshehtë, me shumicë votash, ku Rrahman Jakupi mori 12 vota, ndërsa Yllkë Fejzullahu 9 vota, kryesues i Kuvendit të Komunës së Shtimes u zgjodh Rrahman Jakupi.