Shtime, 31 dhjetor 2025- Është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Shtimes, me dy pika në rend dite: Dhënien e betimit të anëtarit të ri të Kuvendit, Bajram Hajrizi, si dhe zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Shtimes.
Mbledhja u udhëhoq nga anëtari më i vjetër në moshë i kuvendit, Haqif Arifi, i cili pas leximit të rendit të ditës ftoi anëtarin e ri për dhënien e betimit.
Në vazhdim, u procedua me pikën e dytë të rendit të ditës. Lidhur me këtë pikë, asambleisti Adnan Ademi propozoi shtyrjen e saj për një ditë tjetër. Propozimi u hodh në votim nga kryesuesi i mbledhjes dhe, me shumicë votash, u miratua shtyrja e kësaj pike, duke e caktuar vazhdimin e mbledhjes për datën 3 janar 2026.