Shtime më, 25.09.2018 – Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli dhe nënkryetari, z. Rrahman Jakupi kanë marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Shtimes i cili është mbajtur nën udhëheqjen e kryesueses znjsh. Medina Brahaj.
Si pikë me rëndësi që Kuvendi Komunës sot ka diskutuar ka qenë:
Shqyrtimi i Planit Buxhetor Komunal për periudhën 2019-2021 (pas diskutimit publik), nga gjithsej 19-të këshilltarë komunal kanë votuar 17-të për dhe 2 kanë abstenuar, kështu që me shumicë votash është miratuar.
Kryetari Ismajli i ka përgëzuar këshilltarët komunal për planin buxhetor, dhe të gjithë ata që kanë kontribuar që të hartohet dhe miratohet ky buxhet komunal.
Madje, ka theksuar se çdo vit çështja infrastrukturore në komunën e Shtimes, po përmbyllet në të mirën e qytetarëve të komunës së Shtimes.
Gjithashtu gjatë mbledhjes, Kuvendi ka diskutuar edhe raportin e Auditimit të jashtëm për vitin 2017
Si pikë tjetër e rendit të ditës ka qenë: Propozim-Rregullore për Taksa, Tarifa dhe Gjoba për vitin 2019, që me shumicë votash është miratuar, pra sipas Zyrës Kryesore Financiare.