Shtime, 10 mars 2025- Gjatë vizitës së delegacionit të Komunës së Shtimes në Unna, ekipi i volejbollit për femra, KV “Vjosa”, shënoi fitore në ndeshjen miqësore kundër EVC Massen.
Vajzat treguan aftësi të jashtëzakonshme dhe koordinim të shkëlqyer, duke siguruar një fitore të merituar.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, i cili ndoqi nga afër ndeshjen, tha se vajzat tona shfaqën një performancë të shkëlqyer dhe një frymë pozitive.
“Ishte një kënaqësi e veçantë ta përcjellim këtë lojë nga afër, në shoqërinë e Hartmut Ganzke, MdL dhe udhëheqësit të Sportit në Qarkun Unna, Volker König.
Urime të përzemërta për vajzat tona! Kurse, ekipit EVC Massen i uroj suksese të vazhdueshme”, tha kryetari Aliu.
Kjo fitore jo vetëm që dëshmon përkushtimin dhe talentin e volejbollisteve të KV “Vjosa”, por edhe përforcon frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sportit.