Shtime, 20 qershor 2022 – Ditën e djeshme, në dy shkollat e fshatrave Carralevë dhe Pjetërshticë, janë mbajtur debate publike për Draft – Kornizën Afatmesme Buxhetore.
Në këtë takim ishin të pranishëm, kryesuesi i Kuvendit, Adnan Ademi, drejtori Urbanizmit, Grejtalb Emini, zyrtari kryesor financiar, Bujar Ferati si dhe banorë pjesëmarrës të këtyre dy fshatrave.
Zyrtari kryesor financiar, z.Bujar Ferati, ka dhënë spjegime më të detajuara për Kornizën Afatmesme Buxhetore si dhe projeket e caktuara që përfshijnë këto fshatra, duke kërkuar nga banorët të japin propozimet e tyre.
Gjithashtu, edhe drejtori i Urbanizmit, Grejtalb Emini ka folur për projektet e filluara dhe ato që parashihen të nisin dhe që do përmirësojnë infrastrukturën rrugore në Komunën e Shtimes.
Banorët e pranishëm kanë shtruar nevojat dhe kërkesat e fshatrave dhe lagjeve të tyre, me qëllim të përfshirjes së tyre në Kornizën Buxhetore dhe që do ndikonin në përmirësimin e mirëqenies së banorëve në këtë regjion të komunës.
Përndryshe, para disa ditësh ka filluar cikli i debateve publike në vazhdimësi për KAB, që do përfshijë në qytetin dhe fshatrat e Shtimes, subjektet politike dhe akterë të ndryshëm.